Paratë “në pushim” jashtë vendi

Në kohën kur të gjithë kanë ngritur zërin për kthimin e parave të pensioneve në Kosovë, ky institucion ka vendos t’i nxjerrë jashtë edhe ato që janë brenda.
Së fundi ky institucion ka investuar hiq më pak se 110 milionë euro në institucione financiare ndërkombëtare.
Zëdhënësi i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, Jeton Demi, ka thënë për Tribuna se bordi ka marrë vendim që 30 milionë euro t’i investoj në Nordea-1 Global Stable Equity Unhedged, që tregton me aksione dhe 40 milionë euro tjera në Nordea-1 Stable Return Fund X EUR që tregton me multi-asete.
Ndërsa përmes Kleinwort Benson janë investuar 40 milionë euro në fondin International Dividend Plus Developed Equity Fund, fond ky i cili tregton me aksione të korporatave të cilat paguajnë dividendë…(Tribuna).