Eko Higjiena

Paratë e mërgimtarëve shpëtim për Maqedoninë

/ 2 minuta lexim

Sipas ekspertëve për çështje ekonomike rreth 1 miliardë euro janë të hyrat nga mërgimtarët dhe se 90 për qind prej tyre janë shqiptarë.

Qeveria e Maqedonisë në kuadër të rebalancit të buxhetit ka paraparë për mbulimin e një pjese të dobësive të buxhetit të vitit 2010 nga paratë e dërguara nga jashtë apo të ashtuquajturat remitenca, transmeton INA.

Nga fillimi i muajit qershor ka nisur ardhja e fluksit të kurbetçarëve, ndërsa paratë e tyre po mëkëmbin qarkullimin ekonomik dhe derdhjen e sasive të konsiderueshme të devizave.

Fundamenti

Paratë e mërgimtarëve janë shumë të rëndësishme për konsumin e ekonomive familjare në Maqedoni.

Shumica e shqiptarëve janë të papunë dhe kryesisht jetojnë nga të ardhurat e familjarëve të tyre që punojnë në vendet e BE-së. Sipas ekspertëve për çështje ekonomike rreth 1 miliardë euro janë të hyrat nga kurbetqarët në Maqedonie dhe se 90 për qind prej tyre janë shqiptarë.

Në raportet e fundit theksohet se në vend niveli i dërgimit të parave nga jashtë ka qenë mbi 100 milionë eurosh, mirëpo këto raporte nuk përfshijnë edhe paratë që i harxhojnë mërgimtarët gjatë pushimeve në vendlindje.(albinfo.ch)