ARKATANA

Parashikimi i motit për sot dhe dy javët e ardhshme – si do të jenë temperaturat

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

“Mendimi për motin” ka njoftuar për motin që pritet të mbajë në vend sot dhe dy javët e ardhshme.

Vransira kalojnë përgjatë orëve të para të ditës së shtunë, e pasdite nuk do të mungojnë edhe intervale me diell, me shperëndarje të vransirave. Temperaturat minimale zbresin edhe deri në -4 e -2C, e ato maksimale shënojnë rritje të lehtë deri në 8C e 9C.

Nga dita e diel parashihet mot më i butë, me intervale më të gjata me diell, e ditën e hënë dhe mërkurë kalojnë edhe vransira, por pa mundësi për të reshura. Temperaturat maksimale shkojnë edhe deri në 13C e 14C.

ARKATANA

Në ditët e fundjavës, cilësia e ajrit mbetet me indeks në vlera të dobëta e shumë të dobëta orëve të mbrëmjes, derisa gjatë ditës vende-vende do të jetë edhe në vlera të pranueshme.

Temperatura gati se pranverore po parashihen për javën e ardhshme në vend.

“Do të ketë intervale me diell, e herë pas here edhe vransira kalimtare, që mund të jenë më të shumta nga dita e mërkurë. Temperaturat shënojnë rritje në të dy vlerat ekstreme. Maksimalet lokalisht mund të shkojnë edhe deri në 15C e 16C, e minimalet patjetë në vlera pozitive deri në 4C e 5C. Mundësi për të reshura shiu, po paraqiten tek nga fundjava tjetër. Në javën e dytë pas, datës 12, temperaturat marrin një trend gradual të rënies, e sinjalet për të reshura janë më të shumta, ku priten reshje të shiut, e ndoshta edhe dëbore me rënie të temperaturave edhe pranë 0C”, thuhet në njoftim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.