UBT

Parashikimi i motit për sot dhe ditët në vijim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Sot në Kosovë na pret mot shumë i nxehtë dhe me zagushi, por pasdite pritet të ketë vranësira dhe zhvillime të fuqishme të tyre (vertikale) duke krijuar kushte për rrebeshe të izoluara shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër. Më shumë gjasa për rrebeshe kanë viset kodrinore-malore.

Për shkak të temperaturave të larta mund të ketë ndonjë stuhi të fuqishme me breshër dhe rrebeshe mjaft intensive në të njëjtat lokacione, ndërsa shumë rajone mbesin pa reshje sepse zhvillimet edhe pse të fuqishme do mbesin të izoluara.

Temperaturat maksimale pritet të arrijë deri në 33 dhe 34 gradë Celsius.

Hidromorava

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi sot pritet të mbajë mot me diell dhe majft i nxehtë. Pasdite në rajone kodrinore-malore do të ketë zhvillime konvektive me rrebeshe apo ndonjë stuhi të izoluar shiu me vetëtima, bubullimë dhe mundësi për breshër.

Të Hënën na pret mot me diell dhe shumë i nxehtë me temperatura maksimale në Kosovë deri në 35 dhe 36 gradë Celsius.

Ngjashëm do të jenë edhe e Marta dhe e Mërkura me vapë verore dhe orëve të vonshme me ndonjë zhvillim krejtësisht të izoluar./MeteoBallkan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.