UBT

Parashikimi i motit për fundjavë dhe javën e ardhshme

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Fundjava pritet të jetë me vranësira dhe diell, por vende-vende mund të ketë edhe riga lokale shiu. Java do të fillojë me më shumë diell, derisa të martën pritet të rikthehen reshjet e shiut, raporton Express.

Vransirat që kanë përfshi vendin ditën e djeshme, mbeten prezente edhe ditëve të fundjavës, e sa i përket reshjeve, mund të priten në formë të rigave lokale ditën e shtunë.

Java e ardhshme parashihet të dominohet nga mot më të qëndrueshëm, me më shumë intervale me diell, dhe një rritje të temperaturave në pjesën e dytë. Ditën e martë orëve të pasdites edhe po shfaqen mundësi për reshje lokale shiu me bubullima.

Indeksi i cilësisë së ajrit në ditët vijuese do të jetë kryesisht në vlera të pranueshme.

7.05 – Kryesisht me vransira. Vende-vende paraqiten mundësi edhe për riga lokale shiu, me më shumë gjasa herët në mëngjes.

8.05 – Kryesisht me vransira, e ditën edhe me intervale me diell.

Eco Higjiena

9.05 – Intervale më të gjata me diell dhe vransira kalimtare.

10.05 – Pjesërisht vranët. Pasdite priten mundësi edhe për reshje lokale shiu me bubullima.

11.05 – Kryesisht me diell dhe ngrohtë.

Temperaturat minimale luhaten ndërmjet 7C e 10C, e maksimalet ndërmjet 22C e 24C.

Era frynë e lehtë dhe mesatare nga juglindja 5-11m/s, e nga dita e hënë nga veriu e verilindja.

Shtypja atmosferike mbetet më e lartë mbi vlera normale dhe luhatet në këto vlera të larta./Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.