Fundamenti

Paraqitje mbresëlënëse e Ansamblit “Gëzuar” në Gjenevë

/ 4 minuta lexim
GRANDEMALL

Koreografi i mirënjohur , profesori, Xhemali Berisha , dëshmoi edhe njëherë se si nga talentet e vegjël, mund të nxjerr në skenë aso koreografi që mishërojnë në frymë plotësisht të re artin tonë popullor me atë modern, sa ti bëjë këta talent të jenë konkurrent jo vetëm në festivale kombëtare, por edhe ndërkombëtare.

Disa nga grupet artistike shqiptare në Zvicër , ndonëse kanë status amator, por që me lojë cilësore e brilante që zhvillojnë nuk ua kanë lakminë as grupeve profesioniste.

Këtë më së mii patëm rastin ta shohim ditë më parë në një lokalitet të Gjenevës, ku zakonisht i mban ushtrimet e rregullta Ansambli “Gëzuar” , nën drejtimi e një dore profesioniste, koreografit të shquar, Xhemali Berisha. Ishte pikërisht 1 qershor 2013, kur në sallën e Villa Tacchinit, chemin de l’Avenir 11, 1213 Petit-Lancy, në Gjenevë ishin tubuar jo vetëm prindërit e vogëlusheve, që mbështesin pa rezervë fëmijët e tyre, me gardërobë e instrumente, në këtë ansambël që dora e një maestroje e ka kthyer në një mrekulli të vërtetë artistike, por edhe miq zviceranë, ndër ta edhe drejtues komunash, që mbetën të mahnitur me programin e shfaqur, ndonëse në një lokal që ofronte mundësi të kufizuara.

Po këta prindër për të shënuar sa më mirë edhe një vit pune të këtij ansambli kishin sjell edhe shumë ushqime tradicionale, tëe cilat u pëlqyen edhe nga mysafirët zviceran, në mesin e të cilëve ishte edhe regjisori i TS Romande, Alain Herzig, i cili kishte shfaq interesimin që të xhironte një dokumentar për këtë grup artistike, që me lojën e bukur që zhvillon në skenë po e tërheq admirimin edhe të atyre dashamireve të artit me shije të stërholluara.

Mobi Casa

Koreografi i mirënjohur , profesori, Xhemali Berisha , sa e sa herë e ka dëshmuar se si nga talentet e vegjël shqiptarë, mund të nxjerr në skenë aso koreografi që mishërojnë në frymë plotësisht të re artin popullor me atë modern, sa këta valltarë të jenë konkurrent edhe për shumë festivale ndërkombëtare, ndonëse këtë mundësi nuk e kanë gëzuar deri më tash nëe masën e duhur. Madje për fat të keq edhe para vetë publikut të këto në mërgatë nuk e kanë gëzuar hapësirën e paraqitjes që meritojnë.

Edhe kësaj radhe dy nga vallet, që u pritën me duartrokitje të gjata, ishin valle premier , sidomos pjesa e fëmijëve dhe vallja kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë. Me patëm rastin të shohim, u bindëm edhe njëherë se me këtë grup fëmijësh, koreografi Xhemali Berisha ka bërë një punë të jashtëzakonshme ku, përveç vallëzimit, ai ka mbjellë te këta fëmijë, jo vetëm shijen dhe dashurinë për të bukurën, por edhe farën e atdhedashurisë. Këtë e ka bërë ai duke u mësuar atyre edhe shumë gjëra të rëndësishme si: rajonet etnografike të Kosovës, veshjet tradicionale, doket, zakonet si dhe instrumentet muzikore, të njohura në Kosovë e më gjerë.

Mesa patëm rastin të shohim, pos asaj që impresiono në skenë, është edhe një dorë prapa skenës që e bënë këtë ansambël sa cilësor aq edhe perspektiv, sepse brenda tij funksionon një tresh i art, që pos koreografit Xhemali Berisha e përbëjnë edhe Ismet Kurteshi, kryetari i ansamblit dhe Nexhmedin Ilazi në detyrën e producentit. Me punën e palodhshme sa profesionale aq edhe organizative që ka zhvilluar ky tresh, ka bërë që të gjejë edhe mbështetjen e madhe edhe të vetë prindërve, por edhe të autoriteteve zvicerane, të cilat i kanë siguruar Ansamblit “Gëzuar” një lokal relativisht të përshtatshëm për ushtrime.

Porse me rritjen e vazhdueshme të numrit të anëtarëve, aq më parë kur grupi i fëmijëve është ndër pikat më të shndritshme dhe shpresëdhënëse të kësaj grupe artistike, ku për nga numri dominojnë vajzat, lypset mbështetje më e madhe si nga mërgata ashtu edhe institucionet tona, që grupet e tilla të gjejnë mbështetje më të madhe dhe prezantime më të shpeshta. Sepse interesi e kërkon që grupet e tilla të jenë pjesëmarrëse aktive në manifestime, e festivale si në nivele kombëtare ashtu edhe ndërkombëtare.(tung.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.