Mobi Casa

Paraqitja fantastike e Kristjan Asllanit në statistika në fitoren e Interit ndaj Feyenoord

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Kristjan Asllani zhvilloi një paraqitje të jashtëzakonshme në ndeshjen e Interit kundër Feyenoordit, ku skuadra italiane triumfoi me rezultatin 2-0.

Mesfushori shqiptar u aktivizua si titullar dhe u vlerësua me notën 7.3 nga faqja e specializuar e statistikave “SofaScore”, duke vërtetuar kontributin e tij të rëndësishëm në fushë.

Asllani qëndroi në fushë për 81 minuta, para se të zëvendësohej nga Hakan Çalhanoglu, duke treguar një paraqitje të plotë dhe të balancuar.

Shqiptari regjistroi 1 gjuajtje në portë, fitoi tre duele me kundërshtarët dhe kompletoi 50 pasime të sakta nga 52 në total, duke arritur një përqindje të jashtëzakonshme prej 96% në pasimet e sakta.

Fundamenti

Kjo tregon qartë kontrollin dhe precizitetin e tij në mesfushë.

Ndeshja kundër Feyenoordit vuri në pah aftësinë e tij për të kontrolluar mesfushën dhe për të ofruar ndihmë si në mbrojtje ashtu edhe në sulm.

Inter po lufton për tituj në të gjitha frontet, ka forma e mirë e Asllanit, jep besim në ekip edhe për ndeshjet e tjera. /Telegrafi/