FIDANISHTJA

Paraqitet si italiane, nuk di asnjë fjalë italisht shqiptarja!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ajo ka pranuar se ka shtetësi shqiptare dhe se planifikonte të udhëtonte për në Angli. Për dokumentin e falsifikuar italian ka paguar 5000 euro!

Pasi që “italiania” matanë sportelit nuk dinte asnjë fjalë italisht, punëtorja e aeroportit të Dortmundit e informoi policinë se kishte problem me një pasagjere. Kur policët vijnë te sporteli, konstatojnë se gruaja nuk dinte madje as të lexonte emrin “e saj” italian të shkruar në pasaportë.

Pas një kontrolli të bërë të letërnjoftimit italian, policia erdhi në përfundimin se bëhej fjalë për një falsifikim të plotë. Pas kësaj, gruaja 26 vjeçare ka pranuar se ka shtetësi shqiptare dhe se planifikonte të udhëtonte për në Angli me dokumentin e falsifikuar. Ajo ka deklaruar më tutje se për atë dokument i ka paguar një falsifikatori italian jo më pak se 5000 euro!

Mobi Casa

Kontrollimi i shenjave të gishtërinjve ka treguar se ajo para rreth një viti kishte kërkuar azil në Britaninë e Madhe, shkuan 02elf.net, duke iu referuar burimeve policore. Pasi që kërkesa i ishte hedhur poshtë, autoritetet e atjeshme e kishin riatdhesuar në Shqipëri.

Ndaj shqiptares 26 vjeçare po zhvillohet një procedurë hetimore në lidhje me falsifikimin e dokumenteve./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.