Uji Dea

Parapëlqen t`i zgjedhë rolet

/ 5 minuta lexim

Gresa Pallaska, e cila njihet nga kolegët e saj që rolet e saja deri në realizim i “qanë me lot”, në një intervistë për “KultPlus”, ka specifikuar sukseset e këtij viti që po e lëmë pas. Ndërkohë, ajo rrëfen se nuk rrëmbehet nga çmimet, sepse, sipas saj, shpesh herë ndahen jo drejtë, por ajo që ia mbushë shpirtin janë sallat e mbushura plotë.

KultPlus: “Mbas Zonjushës Julie”, ishte shfaqja e këtij viti, ku një ndër rolet kryesore bartet nga ju, rol i cili u prit shumë mirë nga audienca, por, se është punuar mirë është dëshmuar edhe me çmimet që mori kjo shfaqje në festivale të ndryshme, thjeshtë, sa rritë cilësitë e suksesit kjo shfaqje në karrierën tuaj ?

Gresa Pallaska: Unë karrierën e shoh si një kështjellë të cilën e ndërtoj gurë mbi gurë te çmuar me kujdes të madh dhe me matje të sakta që kur ta përfundoj, të jetë kështjellë unike që do të përfaqësoj unin tim…Andaj Shfaqja “Pas Zonjushës Julie”, është një nga gurët e çmuar të kësaj kështjelle të quajtur karrierë.

KultPlus: E mendoni këtë shfaqje si projektin më serioz që po e mbyll këtë vit, apo ka edhe diçka më specifike ?

Gresa Pallaska: Këtë vit kam punuar shfaqjen “Mbas Zonjushes Juli”, në Prishtinë, në Teatrin Kombëtarë, si dhe shfaqjen “Jete me qira”, në teatrin shqiptarë në Shkup. Po ashtu do të veçoja suksesin e studentëve të mi të Universitetit AAB. Çdo punë e shoh serioze dhe s’do doja të veçoj asnjërën…

KultPlus: Ishte një ekip i vogël i kësaj shfaqje, e rritë përgjegjësinë te aktori në teatër kur është ekipi më i vogël, apo përgjegjësia duhet të jetë e njëjtë, pavarësisht faktit se është ekipi i madh apo i vogël?

Gresa Pallaska: Për mua s’ka ekip të vogël apo të madh, përgjegjësia është e njëjtë, edhe po të luaj statistin mundohem të jap maksimumin në çdo imtësi duke u perpjekur që atë rol minimal ta nguliti në shpirtin dhe mendjen e publikut…

KultPlus: Pastaj, ju në këtë shfaqje keni luajtur bashkë me Astrit Kabashin, aktor që keni punuar edhe në shfaqjen “Çifti Martin”, e keni menduar ndonjëherë se çfarë po shohin të përbashkët mes juve dhe Kabashit, që regjisorët po ju vënë në arenën teatrale.

Gresa Pallaska: Astrit Kabashi pos që është aktor shumë i mirë, ne kemi edhe kimi të jashtëzakonshme mes vete…Mjafton skena dhe nga hiqi mund të bëjmë diçka…Kemi shume projekte të përbashkëta si në teatër, po ashtu dhe film…gjithmonë ekziston rreziku të përseritemi, por kjo asnjëherë nuk ndodh mes nesh…kjo dëshmon kreativitetin që kemi si partner në skenë…

RCCOLA

KultPlus: Në anën tjetër, duket se deri më tashti keni marrë më shumë role teatrale se sa ato filmike, po bëhet kjo me dëshirën tuaj, apo thjeshtë ofertat për teatër janë më të mëdha?

Gresa Pallaska: Oferta kemi si në film ashtu dhe në teatër…, parapëlqej të zgjedh rolin, filmin apo shfaqjen…, e jo të punoj vetëm që të kem një film, shfaqje më shumë në cv… Ka të reja në aspektin filmik, po ashtu edhe teatral, por ende s’do ti zbuloj deri sa të konkretizohen marrëveshjet…

KultPlus: Ku është teatri dhe ku filmi në shpirtin artistik të Gresës?
Gresa Pallaska: Është gati e pa mundur të ndahen…Të dyja e plotësojnë njëra tjetrën…, duke e përmbush shpirtin tim…

KultPlus: E mendoni se ka ndërruar qasja për së mbari sa i përket zhvillimeve kulturore në vend?

Gresa Pallaska: Mendoj që teatri po ec mirë. Filmi mendoj që akoma s’ka jetë, janë ca shkëndija të vockla…

KultPlus: Po depërtimin e shfaqjeve, filmave, dhe suksesin e tyre, duke rrëmbyer edhe çmime, si e vlerësoni?

Gresa Pallaska: Çmimet si shoh si sukses, shpesh ndahen jo drejt…Sukses të madh e quaj sallën plot me duartrokitje dhe ovacione…Ose shikueshmërinë e filmave në kinema apo TV, e jo vetëm të shfaqen nëpër festivale të filmit e më pas të mbeten në arkiv, pa u parë nga askush.

KultPlus: Dhe për fund, ka ndonjë të pathënë të Gresës që do të zbulohet gjatë vitit 2014?

Gresa Pallska: Të pathënat do të thuhen kur të ju vjen koha…Puna jonë e ka të mirën që shihet…Andaj do jeni të informuar me kohë. Urime festat e fundvitit! Uroj të keni diellin përpara e erën pas!(KultPlus)