Hidromorava

Parandalojeni depresionin dimëror!

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Depresioni dhe melankolia janë të shpeshta gjatë stinës së dimrit. Nëse vëreni se jeni të lodhur dhe nën depresion, më shumë sesa gjatë verës, ekziston mundësia që të vuani prej çrregullimit afektiv sezonal.

Rreth 10-20% e popullatës botërore vuajnë nga ky çrregullim, ndërsa që shumica ndjejnë mungesë energjie dhe vullnet për punë. Shkaktari është mungesa e dritës dhe rrezeve të diellit, që shkakton në ndryshime hormonale.

Ekzistojnë shumë shenja të çrregullimit afektiv sezonal: ndryshimet në oreks, dëshira për ëmbëlsira, shtimi në peshë, ndryshimet në shprehitë e gjumit, shmangja e situatave shoqërore, zvogëlimi i aftësisë së përqendrimit, pakësimi i nivelit të energjisë.

Këshilla për disponim të mirë gjatë ditëve të dimrit

Dilni përjashta!

Uji Dea

Provoni që sa më shumë kohë të kaloni jashtë – ajri i freskët dhe pak dritë aty kah mesi i ditës, te ju do ta zgjojnë nivelin e energjisë.

Sa më shumë dritë në shtëpinë tuaj. Përdorini llambat, në mënyrë që drita të jetë sa më intensive. Po ashtu, do të ishte mirë t’i përdorni qirinjtë me aroma agrumesh. Ata do ta freskojnë dhe ndriçojnë shtëpinë tuaj dhe nxitin disponimin.

Mos mbani syze dielli! Mbajtja e syzeve të diellit gjatë dimrit, vetëm sa e nxit sekreti min e hormoneve të stresit. Është e zakonshme që kur ka diell t’i mbajmë syzet e diellit, por rrezet e diellit janë ilaçi më i mirë kundër disponimit të keq.

Ndryshojeni mënyrën e të ushqyerit! Rreziku nga çrregullimi afektiv shtohet nëse ju mungon ndonjë substancë e rëndësishme në organizëm. Me rëndësi është që ushqimi të jetë i ekuilibruar dhe i llojllojshëm. Në këtë mënyrë do t’i ndihmoni trupit të mbrohet nga ftohjet dhe gripi, e po ashtu do ta pakësoni rrezikun që të preken i nga ky çrregullim afektiv. Nevojitet që ushqimi juaj të jetë i pasur me shumë pemë dhe perime, e po ashtu konsumoni edhe shumë çaj e lëngje të freskëta. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.