UBT

Parandalohet kontrabandimi i mallrave shëndetësor, vozitësi serb nuk kishte deklaruar në doganë se posedon mallra

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me datën 06.03.2025 rreth orës 11:55 në hyrje të RKS-së, nga zyrtarët policorë së bashku me zyrtarët doganorë, është selektuar për kontrolle të përbashkët në vijën e dytë, automjeti (kombi) ngjyrë e bardhë me targa të Serbisë (KG), me drejtues personi mashkull kosovar, me vendbanim në Pasjan/Partesh/RKS.

Vozitësi nuk ka deklaruar se posedon mallra për deklarim në doganë, përderisa gjatë kontrollit së bashku me doganën në hapësirën për bartje të pacientëve është gjetur mall i padeklaruar shëndetësorë.

Mobi Casa

Vlera e mallit sipas Doganës është mbi 1.600 Euro, ku është iniciuar kundërvajtje doganore njoftoi policia e Kosovës./rajonipress/