Paralajmëron Rexhep Kadriu: Nga e hëna po vije epoka e re për Anamoravën
Gjilan – Anamorava që nga paslufta është mbetur rajoni më i pa zhvilluar i Republikës së Kosovës me qeveri të ndryshme ku u anashkaluan investimet kapitale, kurse me qeverinë Haradinaj, Gjilani dhe në përgjithësi Anamorava do të përfitojë shumë në të gjitha fushat, si në Infrastrukturë do ta dinamizojë fillimin e ndërtimit të Autostradës, me qeverinë Haradinaj do të fillojnë zgjerimet e rrugëve si dhe do të fillon implementimi i ndërtimit të kolektorit për ujera të zeza brenda vitit 2018.
Gjilani do ta ketë Parkun Industrial ku do të punësohen 3000 qytetar të komunës së Gjilanit, subvencionet në bujqësi do të trefishohen dhe do të kem gjenerim të vendeve të reja të punës. Me qeverinë Haradinaj vendi merr një drejtim të ri dhe me perspektiv për rininë e Anamoravës tha Rexhep Kadriu kryetar i AAK-së në Gjilan dhe kandidat për kryetar të komunës./rajonipress/


