Uji Dea

Paralajmërohet bojkoti i marketeve në Kosovë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Iniciativës për bojkot të dyqaneve të mëdha, për shkak të abuzimit me çmime, do t’i bashkohen edhe përfaqësues të konsumatorëve në Kosovë. Ata theksojnë se masat duhet të merren me urgjencë, ndërsa qytetarët shprehin shqetësimin për pagat e ulëta dhe çmimet e larta që, sipas tyre, kanë varfëruar shumë familje.

Çmimet e larta janë bërë një problem serioz për ekonomitë familjare në Kosovë, thonë qytetarët, të cilët arsyetojnë shqetësimin e tyre me shporta të varfëruara dhe pagat aktuale që nuk mbulojnë shpenzimet familjare.

Ata kërkojnë masa institucionale për të zbutur situatën, duke sugjeruar që edhe në Kosovë të merret iniciativa e bojkotit të dyqaneve, siç ka ndodhur në Kroaci.

“Çmimet janë të shtrenjta. Nëse e krahasojmë pagën e sotme me pagën e para katër apo pesë vjetësh, ka fuqi blerëse së paku 50-60 përqind më pak, dhe artikujt kryesorë bazë që i përdorim në jetën e përditshme janë rritur edhe 100 përqind. Për shembull, një burek në furrë para tre vitesh ka qenë 70 cent, ndërsa tani është 1 euro e 40 cent, që do të thotë një rritje 100 përqind,” tha një qytetar.

“Mjaft vështirë, kjo është rritje abnormale, s’di tani kush i ka fajet. Duhet bërë si në Kroaci, të bojkotojmë marketet e mëdha, sidomos,” u shpreh një qytetar tjetër.

FIDANISHTJA

“Në Gjermani rrogat janë 2000-3000 euro dhe çmimet janë si te ne. Tash vlerësojeni vetë,” tha qytetari.

E nëse kjo nismë vazhdon, përkrahje do të marrë edhe nga shoqata “Konsumatori”.

“Duke i përkrahur ata, i përkrah edhe bojkotimet eventuale te ne, nëse deri më 10 shkurt nuk kemi lëvizje mes partishë, mes biznesesh, në veçanti nga Shoqata e shitësve me pakicë, atëherë ne duhet të veprojmë sepse duhet të vetëmbrohemi,” deklaroi elatin Kaçaniku nga organizata “Konsumatori”.

Organizatorët e nismës paralajmërojnë se, nëse deri më 9 shkurt nuk merren hapa konkretë, kjo iniciativë do të fillojë edhe në Kosovë, siç ka ndodhur në Slloveni, Malin e Zi, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë e Hercegovinë dhe Serbi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.