Paralajmërimi: Kosova drejt krizës, ja skenari i frikshëm për destabilizim…

Sa më gjatë të prolongohet formimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe Kosova të vazhdoj më këtë vakum institucionale, do të shtohet edhe rreziku potencial për destabilitet të vendit nga segmente të ndryshme, sidomos ato kriminale të lidhura me partitë politike të cilat kanë humbur zgjedhjet dhe tani më vështirësi po e pranojnë daljen e tyre në opozitë dhe lënien e privilegjeve dhe mundësive që ato i patën krijuar vetës nga një qeverisje e tipit mafioz.

“Sidomos nëse kthejmë kujtesën e mars-prill të vitit 2004, kur PDK-ja, përmes organizatës kriminale SHIK në bashkërendim edhe me organizata kriminale të serbëve në veri të vendit, tentoj përmes trazirave që ta përmbyste pushtetin që kishte dal nga një proces demokratik të zgjedhjeve. Andaj unë shpresoj se edhe dy subjektet politike LVV dhe LDK, duhet ta kenë parasysh gjendjen në të cilën gjendet Kosova dhe faktorët problematik që mund të dalin nga proceset nëpër të cilat po kalon vendi e që përbëjnë rrezik jo vetëm për stabilitetin politik, por edhe atë të sigurisë dhe të ardhmen e vendit, dhe mbi këtë bazë të reflektojnë duke u treguar pragmatik dhe me seriozitet të lartë në procesin e bisedimeve për formimin e qeverisë se re”, tha Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sa më gjatë të prolongohet formimi i institucioneve të reja të dala nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe Kosova të vazhdoj më këtë vakum institucionale, do të shtohet edhe rreziku potencial për destabilitet të vendit nga segmente të ndryshme, sidomos ato kriminale të lidhura me partitë politike të cilat kanë humbur zgjedhjet dhe tani më vështirësi po e pranojnë daljen e tyre në opozitë dhe lënien e privilegjeve dhe mundësive që ato i patën krijuar vetës nga një qeverisje e tipit mafioz.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online”, analisti politik, Nexhat Haziri, sipas të cilit, për të tejkaluar këtë rrezik, duhet bërë çmos që institucionet e reja të formohen pa vonesë.

“Kur flasim konkretisht për mundësinë e destabilitetit politik të vendit natyrisht se duhet lexuar edhe faktorët që mund të jenë shtytës të këtij destabiliteti, siç është polarizimi i skenës politike, mos definimi akoma I përgjegjësisë për vdekjen e Astrit Deharit, ishte vrasje apo vetëvrasje, e që argumentet dhe faktet e prezantuara deri më tani qojnë drejtë asaj se i ndjeri Dehari është vrarë në burg, faza e intervistimit të personave të dyshuar për krime nga Gjykata Speciale thuajse tani është kah përfundimi e që pritet shumë shpejtë ngritja e aktakuzave të para që do atakojnë personalitet të rëndësishme të skenës politike”, tha Haziri për “Kosova Sot Online”.

Sipas Haziri, edhe tentimi që përmes KQZ-së të shtyhet sa më shumë certifikimi I rezultateve të zgjedhjeve të 6 tetorit, për të krijuar mundësi për përçarje dhe mosmarrëveshje në mes dy partive për partner potencial në formimin e qeverisë së re, siç janë LVV-ja dhe LDK-ja, janë faktor që përbëjnë rrezik potencial për destabilitet politik me pasoja edhe të destabilitetit të sigurisë në vend.

“Sidomos nëse kthejmë kujtesën e mars-prill të vitit 2004, kur PDK-ja, përmes organizatës kriminale SHIK në bashkërendim edhe me organizata kriminale të serbëve në veri të vendit, tentoj përmes trazirave që ta përmbyste pushtetin që kishte dal nga një proces demokratik të zgjedhjeve. Andaj unë shpresoj se edhe dy subjektet politike LVV dhe LDK, duhet ta kenë parasysh gjendjen në të cilën gjendet Kosova dhe faktorët problematik që mund të dalin nga proceset nëpër të cilat po kalon vendi e që përbëjnë rrezik jo vetëm për stabilitetin politik, por edhe atë të sigurisë dhe të ardhmen e vendit, dhe mbi këtë bazë të reflektojnë duke u treguar pragmatik dhe me seriozitet të lartë në procesin e bisedimeve për formimin e qeverisë se re. Çdo prolongim që do të vazhdonte vakuumin institucional në Kosovë, krijon teren të përshtatshme për segmente destabilizuese të situatës jo vetëm politike në vend, dhe kjo më së shumti do t’i konvenonte presidentit Thaçi dhe partive politike nga ish-koalicioni PAN”, përfundoi analisti politik, Nexhat Hairi për “Kosova Sot Online”.

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS

Vërejtje!

RajoniPress.com nuk do të botojë shkrime që nuk i përmbushin kriteret dhe standardet profesionale të gazetarisë bashkëkohore. Nuk do të ketë për askënd mbyllje apo censurë, por jemi të fokusuar që në këtë agjenci, lajmi, shkrimi, raporti, intervista dhe opinioni të plotësojnë kriteret profesionale. Gjithashtu opinionet, analizat, komentet, nuk duhet të shkelin parimet etike (gjuhën e urrejtjes, fyerjet, diskriminimet e çfarëdoshme).