Uji Dea

Paralajmërimi: Ja arsyet pse nuk po ngritën aktakuzat nga Gjykata Speciale

/ 2 minuta lexim

Kur kanë kaluar 4 vite që nga formimi i Gjykatës Speciale dhe deri më tani nuk është ngritur asnjë aktakuzë, analisti politik Gani Qarri, thotë se kjo gjykatë po përdoret për qëllime politike.

Po kalojnë katër vite nga votimi i Gjykatës Speciale në Kuvendin e Kosovës, dhe dy vite që nga funksionalizimi I Zyrës së Prokurorit të Gjykatës Speciale për krime të luftës në Kosovë, sidomos pas emërimit të kryeprokurorit të ri, Jack Smith, kur është deklaruar publikisht se ata janë të gatshëm, në çdo moment për ngritjen e padive të para dhe nuk kanë ndodhur ato, atëherë katërçipërisht mundë të konstatohet se edhe kjo gjykatë po përdoret për qëllime politike”, shprehet Qarri për “Kosova Sot Online”.

“Pavarësisht deklarimeve të tilla deri më sot, ende nuk është ngritur asnjë aktpadi e vetme zyrtare nga kjo Gjykatë. Se çfarë po ndodhe në të vërtetë me aktakuzat e Gjykatës Speciale dhe çka po ndikon që Specialja ende të mos ngritë aktakuzat e saj, duket se është politika e Serbisë, ajo që prolongon proceset, dhe më pak, situata politike ne Kosove, megjithëse përsëritet me pompozitet, se kjo Gjykatë punon me mandatin dhe ligjet e Kosovës”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot Online”.

Hidromorava

Ai mendon se derisa nuk ka aktakuza, mundë të mos ketë as fakte të mbledhura. Sipas Qarrit, kjo gjykatë mundë të përdoret edhe për shantazhe politike nga pala serbe.

“Arsyet e vonesës se aktakuzave, duhet të jenë dy faktor kryesor; i pari që Gjykata mund të mos ketë mbledhur ende informata të mjaftueshme për ngritje të akuzave serioze dhe faktori i dytë, është se Serbia dëshiron ti përdorë aktakuzat si mjet shantazhi dhe presioni ndaj politikanëve kosovare, për ti arritur qëllimet e veta, politike për ndarjen territoriale të Kosovës, ndaj dhe pretendon që ajo ti caktoj edhe personat se kush duhet të jenë të akuzuarit e parë të Gjykatës Speciale”, përfundoi Qarri për “Kosova Sot Online”.