Hidromorava

Paralajmërimi i Lutës shkoj huq, e marta nuk solli asnjë risi

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri, në një konferencë për media, kishte paralajmëruar se të martën do ta prezantoj ekipin e ri qeverisës. Por të martën nuk pati asnjë lëvizje dhe asnjë lajm nga kjo ide dhe ky premtim i Lutës.

“Me ndryshimin e Statutit të Komunës si dokument që e organizon jetën institucionale, është krijuar mundësia që të finalizohen marrëveshjet politike me partitë, organizatat joqeveritare dhe grupet e interesit. Gjatë uikendit do të përfundojnë takimet me partitë dhe të martën do t’i prezantojë emërimet e reja. Do të ketë emra edhe nga shoqëria civile”.Kështu kishte thënë Lutfi Haziri javën e kaluar.

Por këtë të marte nuk ndodhi asnjë lëvizje. Gjilani ende se ka të kompletuar qeverisjen ndërkohë që ditët dhe koha e mirë për të punuar po ikin shpejt.

Si duket brengosja e vetme e qeverisjes Haziri mbetet prolongimi i shumë problemeve. Investimet serioze mungojnë, mungojnë projektet e mëdha të përfolura dhe mbi të gjitha mungon serioziteti i kreut komunal që të punojë me ndershmëri dhe në dobi të qytetarëve.

Mobi Casa

Komuna e Gjilanit fatkeqësisht është komuna më e pazhvilluar në Anamoravë. Vitia një qytet krejt periferik në krahasim me Gjilanin, ka realizuar qindra projekte derisa kryetari i saj Sokol Haliti ka dëshmuar se është në funksion të çdo qytetari vitias.

E, Luta i jonë vazhdon të dominojë në intervista, takime e debate të thata ku flitet vazhdimisht për LDK-në dhe të ardhmen e saj, por mungon ose mungojnë paraqitjet e tij rreth zhvillimit të komunës së Gjilanit.

Të shohim ditëve në vijim se çfarë të mirë do na sjell Luta./rajonipress/