Paralajmërimi i fortë për qeverinë e re: Ja sfida e rëndë që e pret…

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Njohësit e fushës së të drejtës, duke parë gjendjen e rëndë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe zotimet e partive politike për ta reformuar dhe rindërtuar këtë sistem në mandatin e ri qeverisës, theksojnë se ky mision do të jetë beteja më e vështirë e përpjekjes për ç’kapjen e shtetit, pasi për vite të tëra kemi një deformim të plotë të sistemit të drejtësisë dhe lidhjes me politikën dhe krimin e organizuar.

“Qeveria e re ka mbi supe të saj një trashëgimi dështimesh gjithë dimensionale që nuk di se nga t’ia filloj për ndryshimin, por e para duhet të jetë reforma e drejtësisë në mënyrë që të mos vazhdoj më tej krimi dhe korrupsioni i drejtësisë dhe politikës pasi nga mos ndëshkimi i tyre edhe shoqëria do të korruptohet e kriminalizohet akoma më shumë, dhe më pastaj nuk ka as ilaç për shërimin e saj”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Njohësit e fushës së të drejtës, duke parë gjendjen e rëndë në sistemin e drejtësisë në Kosovë, dhe zotimet e partive politike për ta reformuar dhe rindërtuar këtë sistem në mandatin e ri qeverisës, theksojnë se ky mision do të jetë beteja më e vështirë e përpjekjes për ç’kapjen e shtetit, pasi për vite të tëra kemi një deformim të plotë të sistemit të drejtësisë dhe lidhjes me politikën dhe krimin e organizuar.

Sido qoftë, reformimi i këtij sistemi dhe vendosja në binar të drejtë të funksionimit profesional e të pavarur, sipas njohësve të fushës së drejtëssisë do të jetë njësi matëse që do të iu shërbejë qytetarëve të këtij vendi mdaj qeveritarëve të rinjë.

Kështu thotë për “Kosova Sot Online”, eksperti i fushës së drejtësisë, Skënder Kapiti, sipas të cilit qeveria e re do të matet në seriozitetin e saj karshi sundimit të ligjit, pikërisht me qasjen ndaj sistemit të drejtësisë, pastrimit të sistemit me ligjin Vetting, i cili është bërë një gogol i frikshëm për politikën dhe drejtësinë e korruptuar.

Uji Dea

“Nëse qeverisja e re dhe parlamenti i ri nuk marrin përsipër vënien në funksionim të shtetit ligjor, pra nëse nuk reformohet i gjithë sistemi rrënjësisht, që nga themelet, atëherë kjo qeverisje, edhe kjo do të ishte një dështim i madh tjetër i radhës për sistemin politik e demokratik që pretendohet se po ndërtojmë. Vetëm drejtësia ua kthen besimin dhe shpresën e humbur qytetarëve të një vendi e shteti”, tha Kapiti për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kapitit, është e pa shpjegueshme si për politikën, për shoqërinë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët shqiptar, si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë një gjendje e tillë, pasi që të gjithë e pranojmë se jemi kapur nga krimi, hajnia, korrupsioni dhe të këqijat, por që nuk jemi në gjendje për t’i larguar dhe për t’u ndarë prej tyre.

Kapiti thekson se kapja e shtetit ka të njëjtin model, si në Kosovë ashtu edhe në Shqipëri, prandaj qeverisë së re të Kosovës i del përpara një sfidë serioze që ta reformojë këtë fushë të tej ndikuar dhe kapur nga mafio politika.

“Le të shikojmë se ku të çojnë pa ligjshmëritë, krimi, korrupsioni dhe papërgjegjshmëria e shtetit dhe e institucioneve të tij, shikoni Shqipërinë ku për shkak të krimit me lejet e ndërtimit, të grabitjes e të biznesit të pistë me ndërtimet ndodhi edhe katastrofa natyrore e tërmetit. Mirëpo edhe kjo, edhe ky krim infrastrukturor e mjedisor e ka pllakosur edhe Kosovën me mbi 350 mijë ndërtime pa studim sizmik. Kjo duket sidomos në Prishtinë me ndërtime pa asnjë kriter dhe asnjë studim urbanistik e sizmik edhe atje ashtu si në Durrës e Tiranë. Qeveria e re ka mbi supe të saj një trashëgimi dështimesh gjithë dimensionale që nuk di se nga t’ia filloj për ndryshimin, por e para duhet të jetë reforma e drejtësisë në mënyrë që të mos vazhdoj më tej krimi dhe korrupsioni i drejtësisë dhe politikës pasi nga mos ndëshkimi i tyre edhe shoqëria do të korruptohet e kriminalizohet akoma më shumë, dhe më pastaj nuk ka as ilaç për shërimin e saj”, përfundoi Skënder Kapiti për “Kosova Sot Online”.