Hidromorava

Paradokset e Albinit

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Lëvizja Vetëvendosje ka kundërshtuar gjithmonë fuqinë vendimmarrëse të ndërkombëtarëve në Kosovë. Por sot, kur shënohet mbyllja e Zyrës së ICO’së – institucion ky që kishte fuqi madje edhe për shpërndarjen e Parlamentit – partia e Albin Kurtit duket se do ta refuzojë pjesëmarrjen në seancën parlamentare dhe festimet që do të mbahen për shënimin e kësaj dite. Për analistët politikë, veprimet e partisë së Kurtit janë të palogjikshme.

Në ditën kur pritet dhënia e dritës jeshile nga Grupi Drejtues Ndërkombëtar për përmbylljen e mbikëqyrjes ndërkombëtare të pavarësisë së Kosovës, seancës solemne të Kuvendit ka gjasë t’i mungojnë deputetët e Vetëvendosjes së Albin Kurtit dhe ata të Listës së Përbashkët Serbe të Rada Trajkovicit.

Përderisa kjo e fundit ka lënë të kuptohet qartazi se i druhet pavarësisë së plotë të Kosovës, Lideri i VV’së ka dhënë arsye të tjera, të cilat sipas tij, nuk lënë vend për festë më 10 shtator.

Kurti i ka shpjeguar ato në letrën dërguar shteteve të Quintit të shtunën duke thënë se deklaratat për përmbyllje të mbikëqyrjes janë mashtrim.

Hidromorava

Argumenti kryesor i tij është vazhdimi i mandateve të misioneve ndërkombëtare që janë neutrale ndaj statusit, duke iu referuar atij të EULEX’it në Kosovë.

“Do të vazhdojë të strehojë brenda kufijve të saj misione ndërkombëtare të bazuara në Rezolutën e OKB’së që njeh sovranitetin e Serbisë mbi Kosovën, dhe në rastin më të mirë është e definuar si ‘neutrale ndaj statusit…”, ka shkruar Kurti në letrën dërguar ambasadorëve të SHBA’së, Gjermanisë, Francës, Britanisë së Madhe dhe Italisë.

“Nuk është koha për festime të rreme, të cilat janë duke u përdorur nga elita jonë politike, e korruptuar dhe e diskredituar për të zgjatur jetën e tyre në pushtet dhe për të mashtruar mizorisht popullin tonë”, ka shtuar ai më tej.

Shkrimin e plotë mund ta lexoni në Express…

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.