ARKATANA

Para se qyteti të zgjohet, ata tashmë janë në rrugë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Para se qyteti të zgjohet, punonjësit e Ndërmarrjes Publike Lokale “Tregu” Sh.A., me fshesë në dorë dhe pa shumë zhurmë, e nisin ditën duke i dhënë hapësirave urbane një pamje më të pastër ka shkruar Bashkim Isufi.

Megjithëse janë pikërisht ata që çdo ditë kujdesen për pastërtinë e qytetit, institucionet vazhdojnë të ofrojnë mbështetje të pamjaftueshme për punën e tyre të përditshme.

Mungesa e shportave përgjatë trotuareve dhe në hapësirat publike ua vështirëson ndjeshëm punën e tyre, pa e ulur përgjegjësinë që kanë për mirëmbajtjen e qytetit. Një shembull i qartë i kësaj gjendjeje vërehet në trotuaret e rrugës “Lidhja e Prizrenit”, ku mungesa e infrastrukturës për mbeturina është e dukshme.

Qytetarët që frekuentojnë këtë rrugë shpesh nuk kanë ku t’i hedhin hedhurinat e vogla dhe, si pasojë, ato përfundojnë në trotuare ose në hapësira përreth. Në disa raste, kjo situatë reflekton edhe pakënaqësi ndaj mungesës së organizimit dhe infrastrukturës së nevojshme. Megjithatë, pasojat nuk bien mbi institucionet, por mbi ata që çdo ditë punojnë në terren.

Çdo ditë, ata detyrohen të mbledhin mbeturina të shpërndara përgjatë trotuareve, duke punuar më shumë dhe në kushte më të vështira. Sot, problemi nuk qëndron vetëm te mungesa fizike e shportave, por edhe te mungesa e një plani të qartë urban për vendosjen e tyre.

FIDANISHTJA

Një rrjet i mirëorganizuar i shportave publike do të lehtësonte ndjeshëm mirëmbajtjen e pastërtisë dhe do të ndikonte në rritjen e vetëdijes qytetare për ruajtjen e mjedisit. Vendosja e tyre në trotuaret e rrugës “Lidhja e Prizrenit” si dhe në rrugë e hapësira të tjera publike do ta lehtësonte ndjeshëm punën e përditshme të ekipit të pastrimit.

Mbeturinat do të grumbulloheshin në pika të caktuara, duke e bërë procesin më të shpejtë, më efikas dhe dukshëm më pak të lodhshëm. Punëtorët e pastrimit janë ata që çdo ditë i japin qytetit një pamje të pastër dhe dinjitoze, por përkundër kësaj, ata vazhdojnë të mbeten ndër më pak të vlerësuarit.

Pagat e ulëta dhe mungesa e mbështetjes institucionale nuk përputhen me rëndësinë e punës që ata bëjnë çdo ditë. Kjo situatë tregon qartë nevojën për një qasje më të gjerë institucionale ndaj shërbimit të pastrimit në përgjithësi.

Prandaj, investimi në shporta publike nuk është vetëm në funksion të qytetit, por edhe në mbështetje të atyre që çdo ditë kujdesen për pastërtinë e tij. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.