Eko Higjiena

Paqja në Kuvend, e përkohshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një “armëpushim” i përkohshëm pritet të mbizotërojë të paktën deri javën e ardhshme në Kuvendin e Kosovës, pasi që blloku opozitar ka vendosur të mos bëjë “probleme” ditën e hënë, kur është planifikuar të mbahet një seancë me vetëm një pikë të rendit të ditës, ratifikimin e Marrëveshjes për Stabilizim-Asocim (MSA) mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Seanca e rregullt ishte planifikuar të mbahej më 2 nëntor, por është shtyrë për kohë të pacaktuar, pasi që Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të hënën të mbahet një seancë tjetër, ajo për MSA-në, për çka është pajtuar edhe opozita. Kuvendi gjithashtu, pritet të jetë i qetë edhe më 6 nëntor, në një seancë që organizohet për nder të Johannes Hahn, komisionar për Zgjerim i Bashkimit Evropian, i cili me një fjalim do t’i adresohet Kuvendit.

Fundamenti

Tri partitë politike opozitare, LVV, AAK dhe “Nisma” kanë garantuar se në këto dy seanca nuk do të bllokojnë punën e Kuvendit të Kosovës, por kjo nuk nënkupton se legjislativi po i kthehet normalitetit, pasi që avazi i tyre i bllokimit do të vazhdojë. Madje, opozitarët do të vazhdojnë me skenarët e tyre të përdorimit të gazit lotsjellës dhe bllokimit të hyrjeve të Kuvendit nga aktivistët e tyre për të mos lejuar deputetët e mazhorancës që të hyjnë në Kuvend, me qëllim që të pengohet puna e Parlamentit./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.