KKVITI

Papunësia në Kosovë në Komunën e Gjilanit dhe atë të Anamoraves

/ 3 minuta lexim
KKVITI

Nga Gzim Shala – Të rinjtë e Kosovës ardhmërinë e vet e shohin jashtë vendit, për shkak të papunësisë, e cila është më e larta në rajon, si dhe për shkak të një pasigurie ekonomike, sociale dhe politike që mbretëron në vend.

Siç dihet zyrtarisht papunësia është diku rreth 30 për qind. Por tek moshat e reja, është mbi 55 për qind. Madje, mendoj që kjo papunësi është shumë më e madhe se 55 për qind.

Por duke e ndryshuar metodologjinë e përllogaritjes së papunësisë dhe duke e bërë që të duket që brenda gjashtë viteve, papunësia është ulur prej 45 në 30 për qind, ne vetëm po e rrejmë veten me statistika, se kemi arritur ta ulim papunësinë, e në fakt nuk ka vende të reja të krijuara. Nëse do të llogariteshin studentet. E mendoj se mbi 70 për qind e studenteve më përpara do të gjenin një vend pune sa do t’i vazhdonin studimet, papunësia tek grup moshat e reja do të ishte më e madhe se 55 për qind apo mbi 60 për qind, sepse diku 60 mijë student nuk llogariten si njerëz të papunë.

Këtë mundem te jua argumentoj edhe ditën e sotme qe me datën 09.04.2017 për 70 vend pune kanë marrë pjesë në intervistë mbi 4000 veta, këtu shumë çart shihet se papunësia në Kosovë dhe në komunën e Gjilanit dhe të Anamoraves që unë vete jam i kësaj ane.

FIDANISHTJA

Papunësia është shumë e madhe siç e ceka edhe më lartë në komunën e Gjilanit mos të ishin kafiterit që të punësoheshin dhe disa markete do të ishte edhe më e rëndë gjendja.

Qyteti i Gjilanit njihet si një ndër qytet që kamerieret janë më të shkolluar me fakultete dhe me master. Sot qindra qytetar nga komuna e Gjilanit ishin duke hyr në intervistë për të gjetur një vend pune në qendrën e paraburgimit në Gjilan.

Kërkojmë nga Kryeministri dhe Qeveria po ashtu edhe nga Qeverisja lokale që të punojnë më shumë për të gjetur mënyrën e thithjeve të investitorëve të huaj, dhe të investojnë më shumë në bujqësi dhe në këtë mënyre të bëjmë edhe hapjen e vendeve të punës se pa zhvillimin e bujqësisë nuk do të ketë as zhvillim ekonomik etj .

Gzim Shala – Nënkryetar i Partisë Drejtësisë dega Gjilan