Eko Higjiena

Papunësia në Anamoravë ende e dhimbshme

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Derisa në vitin 2009- 2010 në rajonin e Anamoravës ka pasur 34 mijë punëkërkues kjo shifër është zvogëluar në vitin 2013 në 30127 persona. Xhevat Aliu drejtor i Qendrës rajonale për punësim tha për rajonipress se vitin e kaluar ka pasur më shumë punëkërkues se sa muajt e këtij fillimviti.

Papunësia në rajonin e Anamoravës vazhdon të mbetet shqetësuese . Edhe pse numri prej 34 mijë punëkërkuesve sa ka pasur në vitet 2009 – 2010 ka rënë në 30127 veta, megjithatë kjo shifër mbetet brengosëse për drejtorin e qendrës rajonale të punësimit Xhevat Aliun.

Aliu tha për rajonipress se vetëm në Komunën e Gjilanit llogariten rreth 17 mijë punëkërkues kurse në muajin shkurt të viti 2013 në këtë qytet kanë kërkuar punë 170 persona, në Kamenicë 64 persona dhe në Viti 66 persona.

Uji Dea

Sipas Aliut vetëm në Gjilan punë kanë kërkuar mbi 426 veta me fakultet të kryer kurse mosha që më së shumti kërkon punë përfshinë vitet 25 -39 vjeçare.

Në Anamoravë llogaritet se ka rreth 3226 serb të papunë tha Aliu. Aliun e brengos një fakt shumë domethënës që lidhet me papunësinë në Anamoravë.

Rreth projekteve të punëve publike dhe punëve sezonale Aliu tha se ende nuk ka informacione për këtë vit, ndërsa për Projektin e UNDP –së tha se skemat e këtij projekti pritet të fillojnë shumë shpejt.
./rajonipress/