UBT

Paparaci i famshëm, vritet në stil mafioz

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Një prej paparacëve më të famshëm në botë, protagonist i zbulimeve të sikletshme për disa prej yjeve më të njohur të kinematografisë, sportit dhe muzikës në botë, u gjet i ekzekutuar me një plumb të vetëm në kokë në kryeqytetin italian, Romë.

Danielo Lo Presti, i vrarë me një stil mafioz, u gjet i kthyer përmbys në një pellg gjaku në lagjen e Testaços, në jug të qytetit, ku ai shkonte shpesh në një pistë çiklizmi, transmeton TCH. Trupi i tij i pajetë u gjet nga disa miq, me të cilët shoqërohej gjatë stërvitjes.

Midis yjeve të fotografuar nga Lo Presti përfshihet Rihanna, Beyonce dhe Scarlett Johansson. Gjithashtu, ai ka fotografuar stilistët Stefano Dolce dhe Domenico Gabbana në jahtin e tyre.

UBT

Megjithatë, “kryevepra” e fotografit të fshehtë ishte një fotografi në Maltë e Brad Pitt me një asistente femër, pozë që provokoi një krizë në martesën më të famshme të Hollivudit, midis tij dhe Angelina Jolie.

Një hetues tha për mediat italiane: “Viktima është qëlluar me një plumb të vetëm, nga ana e arme me kalibër të vogël. Dyshimet paraprake bien mbi mundësinë që Lo Presti të ketë fotografuar ndonjë antar të mafias italiane ose ndonjë person tjetër të rrezikshëm, i cili nuk ka dashur të bëhet i njohur për publikun”. /Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.