UBT

Paparacët kanë në dorë edhe 270 fotografi lakuriqe të Kate Middleton

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Duket se për familjen britanike aferat ende nuk kanë marrë fund. Në fakt, thuhet se paparacët kanë në dorë edhe 270 fotografi të Kate Middletonit, në të cilat shfaqet lakuriq edhe princi William, raporton “The Telegraph”.

Redaktorët e disa revistave pohojnë se kanë edhe rreth 270 foto lakuriqe të çiftit të ri mbretëror nga pushimet e tyre në Francë të ofruara për shitje ndërsa deri më tani janë botuar vetëm 24 prej tyre. Por, ajo që po e shqetëson më së shumti Pallatin e Buckingham është mundësia që fotografitë në fjalë të jenë nxjerrë nga video.

Fundamenti

Revistat britanike pohojnë se paparacët po përdorin edhe fluturake me telekomandë në mënyrë që të fotografojnë të famshmit, në vendet ku ata më së paku shpresojnë: plazhet private, në apartamentet nën kulm, në katet e fundit të rrokaqiejve dhe vende të ngjashme të fshehta.

Kujtojmë se ditë më parë pas publikimi të fotove nga ana e revistës franceze “Closer” dhe asaj italiane “Chi”, një gjykatë në Paris ka vendosur se revista franceze nuk mund të publikojë më fotografitë. Po ashtu asnjë revistë apo gazetë nuk mund ta bëjë një gjë të tillë. Fotografitë nuk mund t’i shiten askujt tjetër në botë. Sa herë që fotot publikohen, revista do të gjobitet me 10 mijë euro. Dukesha e Kembrixhit ka depozituar edhe një padi penale për shkelje të privatësisë. Në rast se revista shpallet fajtore, mund të dënohet deri në 36 mijë funte, kurse kryeredaktori do të përfundojë në burg për një vit.