UBT

Papa Françesku mbërrin në Shqipëri

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Papa në këto momente po del nga avioni, ku janë duke e pritur personalitete të larta të Shqiperisë.

Papa Françesku mbërrin në Shqipëri

Papa Françesku mbërrin në tokën shqiptare. Avioni me të cilin udhëtoi Ati i Shenjtë mbërriti në aeroportin “Nënë Tereza” në orën 8:50.

***

600 mijë qytetarë duke e pritur Papën

Tiranë: Qytetarë të shumtë nga Shqipëria, Kosova, por edhe shtete të ndryshme të botës, që nga orët e hershme të mëngjesit, kanë zënë vendet në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku me emocione po presin ardhjen Papa Françeskut, i cili në orën 9:30 do të takohet me presidentin e Republikës, Bujar Nishanin.

Ndërkaq, në orën 11:00 në sheshin “Nënë Tereza”, Ati i Shenjtë do të kremtojë Meshën e Shenjtë në praninë e qytetarëve të shumtë. Me kënge, brohoritje, pankarta në duar, besimtarë të shumtë po shprehin falënderimin për vizitën e Papa Franceskut që po i bën shtetit shqiptarë.

Mobi Casa

Aktalisht në shesh janë mbi 600 mijë qytetarë, por numri i tyre po rritet nga minuti në minutë.

Rruga kah do të kaloj Ati i Shenjtë, është krejtësisht e bllokuar me rrethoja metalike, ndërkaq rreth tyre po qëndrojnë forca të shumta të policore, agjentë të shërbimit sekret shqiptarë, por edhe vullnetarë të shumtë të angazhuar nga Kisha Katolike.

Çdo qytetarë që dëshiron të dal në bulevard për tu afruar sa do pak rreth rrugës ku do të kaloj Papa, do t’i nënshtrohet kontrollove të rrepta të sigurisë.

Vizita e Papës në Shqipëri është duke u përcjell nga më shumë se 1200 gazetarë të akredituar nga e gjithë bota.

Përndryshe vizita e Papa Françesku në Shqipëri, është vizita e dytë që një Papë i bën shtetit Shqiptar.

Gazeta “Zëri” në vazhdimësi do t’iu informoj rreth vizitës së Papa Françeskut.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.