RCCOLA

“Panik” në SHBA: Hakohen të dhënat e elitës amerikane

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Disa personalitete të njohura në SHBA, këtë javë kanë pasur probleme me hakerët. Të gjitha të dhënat e tyre financiare janë postuar në internet.

Hakerët hynë në llogaritë e personaliteteve, si: Donald Trump, Britney Spears, Kim Kardashian, Paris Hilton, Mel Gibson, Ashton Kutcher, Hillary Clinton, kreut të policisë në Los Angeles dhe kreut të FBI-së.

Uji Dea

Sipas portalit TMZ, policia dhe FBI po kërkojnë autorët e këtij krimi. Përveç gjendjes së llogarive bankare, u botuan dhe numrat e kartave të identitetit, bilanci i detajuar i hipotekave, gjendja e kartave të kreditit dhe shumë detaje të tjera.

Asnjë nga zëdhënësit e figurave të mësipërme nuk është deklaruar për këtë sulm. Në kuluaret e Hollywoodit thuhet se po mbizotëron panik mes yjeve, sepse ende nuk dihet saktë numri i llogarive të hakuara dhe nëse janë marrë të gjitha të dhënat të cilat mund të publikohen. /Telegrafi/