ARKATANA

Pandeli Majko: Kosova ende s’e ka të qartë vijën e kuqe me Serbinë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish-Kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko është i pakënaqur me politikën e Kosovës në raport me Serbinë. Ka kritika për shtetin e tij për mënyrën se si po i trajton problemet e shqiptarëve që jetojnë në shtetet tjera.

“Të dy shtetet treguan heshtën dhe treguan mungesë koordinimi dhe përgatitje”, thotë Majko, kur përshkruan reagimin e Kosovës e Shqipërisë lidhur me formimin e Asociacionit të Komunave Shqiptare në Luginë të Preshevës.

“Në Kosovë ende nuk e kemi të qartë se ku është vija e kuqe pas së cilës shqiptarët kanë një JO. Një Jo të prerë”.

“Kosova me një fleksibilitet tepër liberal, edhe për ligjin dhe Kushtetutën që në fuqi po ofron maksimumin për minoritetin serb në Kosovë. E kundërta reflekton në Serbi”.

“Ajo që më shqetëson është që Kosova të mos humbasë në tavolinën e bisedimeve gjërat që ka fituar në Gjykatën Ndërkombëtare”, ka thënë Majko.

FIDANISHTJA

“Është e paimagjinueshme se si Serbia që kërkon të themelohet në një asociacion në Kosovë te sillet në mënyrë të ndryshme me minoritetin shqiptar në Serbi”, ka shtuar ai.

Në këtë intervistë, Majko flet edhe për themelimin e Gjykatës Speciale, rolin e Edi Ramës në Ballkan. Komenton edhe veprimet e opozitës në Kosovës dhe tregon një rast kur Partia Socialiste kishte planifikuar të gjuante me vezë pushtetin e Sali Berishës.

Ish-Kryeministri i Shqipërisë ka folur edhe për vrasjet që kanë ndodhur në shtetin e tij në kohën kur në Kosovë ishte luftë.

“Mendoj se kur vriten shqiptarët mund të jetë dorë shqiptare por jo gjithmonë kjo do të thotë se pas një historie qëndron një shqiptar”, ka thënë Majko.

Majko ka folur edhe për Fatos Klosin, ish Shef i Shërbimit Informativ Shqiptar dhe për akuzat e tij në drejtim të Ibrahim Rugovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.