Pamjet që nuk harrohen, e do mbahen mend gjatë

Gjilan – Kështu dukej para disa vitesh parku i qytetit të Gjilanit. Dominonte pastërtia, gjelbërimi i shumtë, pastrimi i trotuarit në mes të parkut, ndriçimi, shenjat kudo në park. E tani ky park po vdes çdo ditë nga teket e zyrtarëve komunal.
Kjo fotografi do të mbijetojë e jetoj gjatë në kujtesën e gjilanasve dhe të atyre që e kanë frekuentuar parkun e qytetit ose që kanë punuar e vepruar afër parkut.
Kishte lezet e kënaqësi të kaloje përgjatë këtij parku të mbajtur mirë, të pastër, me gjelbërim të shumtë, me ndriçim madje, trotuari gjithashtu i pastër, pemët të mbajtura mirë etj.
Por tani ky park po dëmtohet e shkatërrohet çdo ditë e më shumë. Fati që koha e mirë dhe gjelbërimi është i pranishëm, ndryshe parku po vdes çdo ditë nga teket e zyrtarëve komunal.
Kompania që do të duhej të pastronte parkun ende është pa kontratë ose ende ka mos marrëveshje të thella mes tyre. Dhe këto mos marrëveshje e dëmtojnë direkt Lutfi Hazirin i cili ende nuk po arrin ta gjej një gjuhë të përbashkët me menaxhmentin e “Eco – Higjienës”.
Haziri në debatin me qytetar nuk la pa e përmendur edhe problemin dhe telashet që i ka me “Eco – Higjienën”. Madje tha se do të merret me ta seriozisht për të gjetur një zgjidhje ose për të shkëputur kontratën.
Pavarësisht këtyre telasheve dhe pavarësisht se faji kryesor mbetet tek komuna, duke mos e përjashtuar me një pjesë të fajit edhe “Eco – Higjienën”, qytetarëve aspak nuk ju interesojnë këto konflikte të panevojshme.
Nëse del në parkun e qytetit dhe takon qytetar ata së pari e shajnë komunën dhe kryetarin e komunës sepse parku është i qytetit dhe i qytetarëve. Prandaj Luta sa më shpejt që “kfjellët” në këtë drejtim është më mirë për qytetin dhe Gjilanin, sa më shpejt që kthjellët Luta është më mirë për vetë atë dhe sa më shpejt që reagon Luta dhe i suspendon të gjithë ata zyrtar që kanë shantazhuar, kërcënuar, bojkotuar, fyer e sulmuar në vendin e punës drejtuesit austriak është e mira e partneritetit publiko privat.
Çdo devijim tjetër nga kjo rrugë del të jetë demagogji e pastër, se Gjilani po krijon kushte për investitor e biznesmen të huaj. Dhe ekstremi tjetër nëse do të tentohej të shkëputej kontrata, atëherë Gjilani duhet të përgatitet për një kollaps ambiental dhe ekologjik./rajonipress/