Pamja e Mireshit mahnit edhe vizitorët e huaj
Gjilan – Fshati Miresh me pamjen e tij po mahnit edhe shumë vizitorë të huaj. Nuk janë vetëm mërgimtarët ata që japin kontributin për të pasur Mireshi këtë pamje, por janë vetë fshati që i japin gjallëri dhe kuptim pamjes së bukur fshatit.
Për dallim nga pamja e rëndë që po mbretëron në zemër të Gjilanit e ku qytetarët po revoltohen çdo ditë me heshtjen e zyrtarëve komunal, është një fshat që po i jep gjallëri dhe kuptim jetës.
Mireshi njihet si fshati më i organizuar dhe më i bukur në Anamoravë. Pastërtia dhe organizimi i fshatit janë shembull për Kosovë. E kjo pastërti po u bije në sy edhe të huajve, e në veçanti vizitorëve nga Turqia e Zvicra.
Vizitorët e shumtë të huaj postojnë nëpër rrjetet sociale foto të Mireshit dhe japin komentet më pozitive për pamjet që ofron ky fshat./rajonipress/


