UBT

Palmer: ShBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e shtetit të saj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – “Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë një rol jetik për të gjitha proceset nëpër të cilat po kalon Kosova”, kështu tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, pasi priti në takim zëvendës ndihmës Sekretarin e Shtetit Amerikan, Mattheë Palmer.

Në këtë takim u bisedua për situatën aktuale në Kosovë dhe rajon, procesin e transformimit të FSK-së në Ushtrinë e Kosovës, dialogun Kosovë – Serbi, si dhe aspekte që lidhen me përpjekjet për një unitet ndërinstitucional dhe ndërpartiak rreth dialogut dhe me sundimin e rendit dhe ligjit si dhe proceseve të tjera të rëndësishme të integrimit euro-atlantik.
“Qytetarët dhe institucionet e Kosovës përherë janë falënderues për ndihmën e gjithanshme që kanë dhënë dhe vazhdojnë të jep SHBA-ja, për Kosovën. Kosova është e përkushtuar për thellimin e bashkëpunimit me SHBA-në në të gjitha fushat. Kemi arritur rezultate të ndjeshme në fushën e sundimit të ligjit dhe po ashtu, vendi ynë duke e rritë konsolidimin e shtetit nga brenda po e forcon agjendën e saj të integrimit euro-atlantik”, tha Kryeministri Haradinaj.

Fundamenti

Kryeministri Haradinaj tha se Qeveria e Kosovës është duke punuar në forcimin e sundimit të rendit dhe të ligjit, në zhvillimin ekonomik, dhe për hapjen e vendeve të reja të punës të cilat do të ndikojnë në rritjen e mirëqenies për qytetarët tanë.

Nga ana e tij, Palmer, vlerësoi të arriturat në Kosovë, duke shprehur përkrahjen e mëtutjeshme të SHBA-së për avancimin e agjendës integruese dhe zhvillimore të Kosovës dhe tha se ShBA-ja do të vazhdojë ta ndihmojë Kosovën në fuqizimin e shtetit të saj dhe proceset nëpër të cilat po kalon./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.