ARKATANA

Pakti Mustafa – Pacolli

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Lidhjes Demokratike e Kosovës (LDK), Isa Mustafa, është takuar të martën me liderin e Aleancës për Kosovën e Re (AKR), Behgjet Pacolli, ku kanë intensifikuar bisedimet për një pakt të mundshëm paszgjedhor, në mënyrë që partia e Hashim Thaçit të nxirret në opozitë.

Në asnjërin subjekt politik nuk japin detaje rreth modaliteteve të pajtimit të tyre për të qenë pjesë e qeverisë së ardhshme me arsyetimin se detajet do të konkretizohen vetëm pas zgjedhjeve nacionale të 8 qershorit.

Uji Dea

Megjithatë, ajo që dihet është se Mustafa dhe Pacolli përveçse janë përafruar shumë në kohën kur Kosova është zhytur nën ethet e zgjedhjeve, ata tashmë kanë zhvilluar disa takime “tinëz” rreth mundësisë së ndarjes së “kulaçit” pas zgjedhjeve./zeri/