Uji Dea

Pakistanezja Malala, nënshkruan kontratë prej 3 mln $

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Malala Yousafzai, adoleshentja pakistaneze e cila është qëlluar në kokë nga talibanët për shkak të fushatës për edukimin e vajzave, ka nënshkruar kontratë për libër, në vlerë prej 3 milionë dollarësh.

15-vjeçarja ka thënë se në libër do të përshkruajë historinë e saj dhe të miliona të tjerëve, të cilëve u është mohuar e drejta për të shkuar në shkollë, raporton BBC.

Ajo është qëlluar në kokë nga talibanët në rajonin Suat, në tetor të vitit të kaluar.

UBT

Malala dhe familja e saj tani jeton në Birmingham të Britanisë, ku edhe ka trajtuar plagët.

Libri, i titulluar “Unë jam Malala”, pritet të dalë në publik në vjeshtë.