UBT

“Pajtohuni serb! – Ushtria e Kosovës do të jetë realitet”

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

“Faktor destabilizimi” dhe “rrezik për serbët”, e ka quajtur deputetja serbe e Kuvendit të Kosovës, Rada Trajkoviq formimin e Ushtrisë së Kosovës në vitin 2013. Trajkoviq ka thënë se ushtria e Kosovës mund të “ndikoj që serbët të ndjehen të rrezikuar, sidomos për shkak të historisë të konflikteve ndëretnike në Kosovë”.

Mirëpo një gjë të tillë e ka kundërshtuar ministri i Forcës dhe Sigurisë, Agim Çeku. Ai për ORAinfo, ka thënë se Ushtria e Kosovës është këtu për të garantuar sigurinë për të gjithë qytetarët e Kosovës dhe asnjëherë nuk do të paraqes rrezik, përveç siguri për të gjithë qytetarët e saj dhe vendet e rajonit.

Deklaratat e tilla, për ministrin e FSK-së, janë të çuditshme, por jo edhe të papritura.

“Politikanët serb në përgjithësi kanë një mungesë të kapacitetit për ta kuptuar realitetin në Kosovë. Ky realitet ekziston tanimë në Kosovë. Nuk e kuptoj që një politikan serioz mund të bëjë deklarime të tilla, dhe të kundërshtoj që Kosova mund të jetë vend normal, stabil dhe funksional”, ka theksuar Çeku.

RCCOLA

Trajkoviq ka apeluar, po ashtu që, projekti i demilitarizimit të Kosovës të jetë realitet, me garanci të ushtrisë së Serbisë dhe vendeve të rajoni – Mali të Zi, Shqipërisë dhe Maqedonisë në prani të forcave të NATO-s në Kosovë.

Një gjë të tillë, Agim Çeku, ministër i FSK-së, e ka ironizuar, duke thënë se Ushtria e Kosovës, asnjëherë nuk ka parë ndonjë praktik të mirë te ushtria serbe. Çeku ka thënë se Ushtria e Kosovës, e cila do të formohet në vitin 2013, do të mbledhë dhe aplikojë praktikat më të mira.

“Duke ndërtuar ushtrinë në bazë të standardeve të NATO-së, në bazë të vlerave tona dhe ushtria do të jetë e gatshme të bashkëpunojë me të gjithë vetëm për te sjell paqe dhe stabilitet. Është një model i cili do të përfaqësojë dhe pasqyrojë popullsinë e Kosovës. Po ashtu edhe në radhët e FSK-së ka edhe pjesëtarë të komunitetit serb dhe po ashtu edhe në pozita të larta. Ata janë të kyçur. Prandaj sot dhe gjithmonë ushtria do të jetë në shërbim të qytetarëve të Kosovës dhe asnjë kërcënim për sigurim”, ka thënë Çeku.