GRANDEMALL

Pajisje shkollore nga Zvicra për Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Donacion për Gjimnazin “Zenel Hajdini” në Gjilan nga Shkolla e Cyrihit të Zvicrës “Wetzikon”Oberland” (Kantonsschule Zurcher Oberland). Donacioni është sjellur sot Agon Bebluli dhe Isuf Behluli (nipi dhe vëllai i sekretarit të Gjimnazit “Zenel Hajdini”, Reshat Behluli). Këta bashkatdhetarë tanë gjilanas qysh vitin e kaluar kishin nisin aktivitetin në shkollën “Wetzikon”Oberland të Cyrihit me prorektorin dhe drejtorin e saj për të ndihmuar Gjimnazin në Gjilan.

Agon Behluli kur kishte vizituar Gjimnazin kishte bërë disa foto të hapësirës shkollore dhe pastaj kishte nisur interesimin që kjo shkollë të kishte më shumë pajisje me kompjuterë, projektorë, tavolina e karriga.

Nisma e tij kishte dhënë fryt dhe sot rezultati i kësaj pune u soll në kampusin e shkollave të mesme, me saktësisht në Gjimnazin “Zenel Hajdini”.

Familjarët e sekretarit që grumbulluan pajisjet dhe i sollën në Gjilan janë mbështetur nga Christine Schüpbach, prorektor dhe Hansueli Stippler, drejtor të shkollës “Wetzikon”Oberland të Cyrihit.

FITORJA

Ata kanë theksuar se bashkëpunimi do të vazhdojë vitin e ardhshëm, ku mendohet të sjellin edhe dy kamionë donacion, sepse për shkak të pandemisë këtë vit nuk mund të ketë aksion tjetër.

Në dorëzim-pranimin e donacionit ishin të pranishëm: Drejtori i DKA-së, Nazim Gagica, zyrtarja për arsim të lartë në DKA, Majlinda Hoxha, drejtori i Gjimnazit, Sami Hoxha, sekretari i shkollës, Reshat Behluli. Me këtë rast drejtuesit e arsimit në Gjilan dhe kolektivi i Gjimnazit falënderon Agon dhe Isuf Behlulin për ndihmën e tyre për shkollën.

Pajisjet shkollore do t’u ndihmojnë nxënësve e mësimdhënësve në avancimin e procesit mësimor dhe cilësisë për rezultate më të larta. /n.b./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.