RCCOLA

Pajaziti takoi komunitetin e aktorëve, u zotua për zgjidhje të menjëhershme të problemeve të tyre

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Komuniteti i aktorëve është duke u ballafaquar me probleme të shumta. Pushteti aktual, fatkeqësisht e ka degraduar në çdo segment sektorin e kulturës. Kryetari në ikje, para 4 vitesh artificialisht proklamonte se prioritet i tij do të jetë kultura. Jo vetëm që nuk u interesua për të përmirësuar këtë sektor, mirëpo me vetëdije të plotë e degradoi skajshmërisht atë.

Gjilani mund të krenohet me aktorët e tyre. Janë shembull jo vetëm për qytetet e tjera të Kosovës, por edhe për rajonin, u shpreh kryetari Pajaziti gjatë takimit.

Mos funksionimi i teatrit, problemet me paga, politizimi i saj janë disa nga problemet me të cilat ballafaqohet ky komunitet.

Mobi Casa

Kryetari Pajaziti i dëgjoi me vëmendje të plotë problemet e këtij komuniteti, dhe u zotua se në ditët e para të qeverisjes së tij, në koordinim të plotë me ta, do të ndërmarrin hapa konkret, për zgjidhjen e problemeve të tyre thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/

Mund të ju interesoj: