Pajaziti takohet me zyrtarët e Agjencionit Pyjor të Kosovës

Gjilan – Seria e vizitave në organizata dhe institucione të ndryshme ka qëllimin e rritjes së bashkëpunimit dhe informimit nga afër me organizimet dhe kërkesat që kanë këto institucione, për të bërë incizimin e gjendjes e në bazë të së cilës do të ofrojmë ofertën qeverisëse për mandatin e ardhshëm, ka thënë kryetari i degës së PDK-së në Gjilan, gjatë vizitës që realizoi në Agjensionin Pyjor të Kosovës në Gjilan.
”Regjioni i Gjilanit ka resurse të pasura pyjore, që menaxhimi, ruajtja dhe mbrojtja e mirë e tyre duhet të bëhet për gjeneratat e ardhshme. Agjensioni Pyjor i Kosovës në Gjilan, bashkë me qytetarët ka treguar kujdesin në ruajtjen dhe mbrojtjen e pyjeve, për të cilën shprehim falënderimet për angazhimet dhe ju inkurajojmë për punë të mëtutjeshme. Ne i dimë shqetësimet dhe vështirësitë që ndodhin në çdo institucion, por që duhet pasur parasysh se planet e shtetit tonë janë më të mëdha”, ka thënë Kryetari i degës Zenun Pajaziti.
Drejtori i drejtorisë koordinuese të Agjensionit Pyjor të Kosovës në Gjilan, Bislim Rrushtemi ka thënë se Agjensioni Pyjor i Kosovës në Gjilan, vepron sipas ligjit për pyjet, ku sipas tij detyrë e jona është planifikimi, menaxhimi dhe mbrojtja e pyjeve.
Gjendja e pyjeve në Komunë e Gjilanit është e mirë, me faktin se kemi një menaxhim të qëndrueshëm të pyjeve.
Bislim Rrustemi, drejtor i drejtorisë koordinuese të Agjensionit Pyjor të Kosovës në Gjilan, Bislim Rrustemi, ka vlerësuar që niveli i bashkëpunimit me komunën është i kënaqshëm./rajonipress/