Mobi Casa

Pajaziti premton hapësirë për të rinjtë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Të rinjtë janë ata të cilët me idetë kreative dhe me një vullnet dhe përkushtim të plotë, mund të krijojnë, zhvillojnë dhe të menaxhojnë biznese të fushave të ndryshme, duke arritur një sukses i cili e sfidon konkurrencën e tregut në një nivel më ndryshe.

Gjatë këtij takimi të organizuar me iniciativën e z. Astrit Bunjaku, me temën “Afaristët e rinj”, patëm mundësinë dhe nderin që disa nga afaristët e rinj të Komunës së Gjilanit të prezantojnë rrjedhën e suksesshme të bizneseve të tyre, duke filluar nga ideja, implementimi e deri tek suksesi aktual i biznesit, duke shërbyer si një mesazh dhe motiv tek të rinjët për t’i zhvilluar dhe kapitalizuar idetë e tyre në të ardhmen.

Uji Dea

Duke i falënderuar të rinjtë, të cilët shprehën gatishmërinë për të qenë pjesë e këtij takimi, z. Bunjaku si kandidat për asamblenë komunale të Gjilanit, së bashku me kandidatin për kryetar të Gjilanit z.Zenun Pajazitin, zotohen se do të krijojnë mundësi dhe hapësirë për të rinjtë, në mënyrë që të jenë faktorë kyç për përmirësim të mirëqenies së shoqërisë në komunën e Gjilanit./rajonipress/

Mund të ju interesoj: