FIDANISHTJA

Pajaziti: PDK në Gjilan po riorganizohet fuqishëm

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Pas një periudhe jo lehtë të përballueshme të humbjes së pozitës udhëheqëse, PDK në Gjilan po riorganizohet fuqishëm. Po rikonfirmohen strukturat e saja që ja sollën disa fitore, si edhe po bashkohen shumë të tjerë me ne shprehet Zenun Pajaziti.

Zenun Pajaziti është optimist se do ta kthejë primatin e PDK-së në Gjilan. Thotë se ka gjetur një degë të entuziazmuar e cila është e gatshme të sjellë sërish fitoren e PDK-së në Gjilan.

“Ne po menaxhojmë një proces të rëndësishëm të konsolidimit dhe po konsultohemi me strukturat, ekspertet dhe qytetarët për ta dizajnuar një ofertë të re për Gjilanin. Unë personalisht po inkurajohem nga entuziazmi, gatishmëria dhe idetë për ndryshime si edhe me reagimin qytetar për qeverisjen e tashme” shprehet Pajaziti.

Uji Dea

Pajaziti thotë se jam i sigurt që kohën në vazhdim do ta shfrytëzojmë në të mirë të ndryshimeve pozitive gjithandej. “Tanimë kemi shumëçka që e dimë nga ato që i kemi bërë me qeverisjen tonë, kemi ide energji dhe vizion të ri, por edhe po mësojmë poashtu edhe nga lëshimet e mëhershme e sidomos nga dështimet e qeverisjes së sotme. Do të bashkëpunojmë ngushtë me qytetarët për t’i dizajnuar të gjitha idetë tona si edhe për t`i involvuar profilet e njerëzve të nevojshëm”.

Pajaziti është i bindur se me trendin që po vazhdon, padyshim PDK do jetë në vendin e parë. “Këtë proces po e menaxhojmë bashkërisht me strukturat e fuqishme të PDK-së, ekspertë, të rinj, veteranë dhe qytetarët”./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.