Pajaziti: Nëpër shkollat e Gjilanit ka mungesë të materialit bazë
Gjilan – Vetëm dy ditë pas urimit të vitit të ri shkollor, sot, në disa takime që pata me nxënës dhe mësimdhënës të Gjilanit, nga ata u njoftova që nëpër të gjitha shkollat ka mungesë të materialit bazë për fillimin dhe mbarëvajtjen e mësimit ka thënë Zenun Pajaziti.
“Ftoj institucionet përgjegjëse që menjëherë të marrin masa dhe ta evitojnë këtë problem, t’i pajisin shkollat me ditarë dhe materiale shtesë për të pasur një fillim të rregullt të vitit shkollor” thuhet në njoftimin e dërguar nga dega e PDK-së./rajonipress/

