Pajaziti ka zhvilluar takime të njëpasnjëshme me strukturat drejtuese të PDK-së
Gjilan – Në vazhdën e takimeve intensive të cilat po zhvillohen çdo ditë brenda PDK-së, sot Kryetari Pajaziti në takime të ndryshme, është takuar me kryesinë, kryetarët e nëndegëve dhe kandidatët për kuvend komunal.
Pozitiviteti në të gjitha drejtimet, si dhe vullneti i jashtëzakonshëm për ta rikthyer fitoren e PDK-së në Gjilan, i karakterizuan takimet e ditës së sotme.
Nga të gjithë njëzëri u theksua se Gjilani ka nevojë për ndryshime rrënjësore, dhe ato ndryshime pozitive mund t’i bëj vetëm një personalitet i dëshmuar; me dije, vullnet, guxim dhe përkushtim siç është z. Zenun Pajaziti thuhet në njoftimin e PDK-së./rajonipress/


