FIDANISHTJA

“Pagat janë të ulëta”: Blerësit ankohen për çmimet – Tregtarët thonë se ka vështirësi në furnizim

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Festat e fundvitit kanë rritur edhe çmimet në treg. Kështu thonë qytetarët të cilët ankohen se çmimet e produkteve në prag të festave janë më të larta së zakonisht.

Halil Gashi të shtunën doli në Tregun e Gjelbër në Prishtinë. Si zakonisht, ai u furnizua më gjëra të nevojshme. Por jo si zakonisht çmimet në treg i gjeti të njëjta. Ai thotë së në prag të festave edhe çmimet janë më të larta.

“Ka rritje të çmimeve, pagat, pensionet janë të ulët”, tha ai.

Ankesa se në prag të festave të fundvitit janë vërejtur rritje të çmimeve, e thonë edhe blerës të tjerë.

“Nuk kanë faj këta por kanë ata lartë që nuk i kontrollojnë”, thekson njëri nga blerësit.

FIDANISHTJA

Por jo të gjithë kanë ankesa.

“Janë pak më të larta por jo shumë. Në disa produkte, jo të gjitha. Kryesisht janë të njëjta”, ka thënë tjetri blerës.

Por, tregtarët thonë së rritja është e lehtë. Sipas tyre, ndër shkaqet e rritjes janë kërkesat e larta dhe mungesa e furnizimit ne treg.

“Ka shumë kërkesa e vështirësi në furnizim. Nuk ka rritje, vetëm në disa produkte si në banane, mandarinat. Kryesisht rritja është deri në 10 cent”, thekson tregtari Beqir Avdiu.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, çmimet e konsumit për muajin nëntor janë më të larta për 0.7%, sesa periudhën e njëjtë të vitit të kaluar. /RTK

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.