RCCOLA

Paditë varfërojnë Komunën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan -Dhjetëra mijëra euro para publike, po digjen për të paguar borxhet e punëtorëve të Administratës dhe bizneseve lokale. Rasti i Shefqet Rexhës, ish-shef i Personelit të Administratës, është kontesti i fundit gjyqësor i fituar me Komunën.

Përmes një urdhërese të Gjykatës Komunale, Rexha ka arritur ta tkurr për 750 euro kuletën e Komunës. Shefqet Rexha, ishte anëtar i komisionit komunal të kompanisë “Higjiena” dhe pas largimit nga kjo pozitë, ai vendosi të ngre padi ndaj Komunës.
“Se Shaip Surdulli po e shkelë ligjin me dy këmbët çdo ditë e më shumë, tregues është urdhëresa e fundit e Gjykatës. Ia kujtoj Surdullit, se ai dhe ligji janë larg njëri tjetrit, dëshmi për këtë janë veprat pafund penale në gjykatat e vendit”, ka theksuar Shefqet Rexha.

Hidromorava

Ai ka paralajmëruar edhe një padi tjetër ndaj Institucionit, në të cilin kishte post të rëndësishëm.

I pyetur nga radio Premiera për këtë rast, drejtori i Buxhetit dhe Financave, Rabit Halili, ka thënë se Komuna do t’i kryej të gjitha obligimet ndaj qytetarëve apo bizneseve. “Atij (Shefqetit), nuk iu ka pritë dhe e ka paditë Komunën në Gjykatë, ku kjo e fundit ka vendos në favor të tij. Unë ju siguroj se Komuna do të kryej çdo obligim ndaj secilit person apo biznes që i ka borxh”, ka thënë Halili.