Fundamenti

Padia kundër Serbisë, Konjufca: Kemi angazhuar ekspertë të nivelit botëror, kemi vetëm vështirësi procedurale

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka treguar se Kosova ka konsultuar ekspertë të nivelit botëror sa i përket përgatitjes së padisë ndaj Serbisë për gjenocid. Konjfuca ka treguar se këta profesionist eminent kanë qëndruar edhe në Kosovë dhe se për dy vite është bërë një punë e madhe, shkruan Gazeta Express.

“Zyra e kryeministrit e ka bë një punë deri tash. Kemi konsultuar, por s’mund t’i ndajë emrat. Unë i kam takuar disa prej tyre, janë profesorë eminent, pikërisht të së drejtës humanitare, ekspertë të gjenocidit të nivelit botëror. Kanë ardhur ata në Kosovë, disa prej tyre, i kemi takuar. Qe dy vite është duku u punuar në këtë temë. Ka pasur një punë kualitative dhe substanciale. Por kur do të jetë data, java, muaji”, ka thënë Konjufca para gazetarëve, raporton Express.

Konjufca tutje ka thënë se vështirësitë për çështjen e padisë ndaj Serbisë tashmë ndërlidhen pothuajse vetëm me aspektin procedural për aplikimin dhe dorëzimin e padisë në institucione përkatëse.

FIDANISHTJA

Sa i përket aspektit përmbajtjesor, Konjufca ka treguar se kanë krijuar një kornizë tepër profesionale në bashkëpunim me ekspertët eminent të nivelit botëror.

“Vështirësitë për padinë kanë qenë shumë më shumë të natyrës teknike/procedurale, sesa përmbajtjesore. Sepse material profesional për padinë…mendoj që kemi ardhur në një kornizë shumë profesionale, me njerëz më të thirrur botëror. Por çështjet procedurale nuk janë të lehta, sa i përket të drejtës së Kosovës për ta dorëzuar një padi në institucionet përkatëse./GazetaExpress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.