Padi për PTK-në
Gjykata e tenderëve ka udhëzuar kompaninë “Astraplan” për padi ndaj PTK-së, në një tender për renovimin e objekteve të kësaj ndërmarrjeje. Përveç gjobës, OSHP-ja kërkoi të ndëshkohen edhe zyrtarët përgjegjës në PTK, pasi gjeti se qëllimisht kishin zvarritur këtë aktivitet të prokurimit. Ky është rasti i dytë këtë muaj i shkeljeve në këtë ndërmarrje.
Pas gjobës nga Autoriteti Regullativ i Telekomunikacionit për shfrytëzim të kundërligjshëm të brezit frekuencor, Postën dhe Telekomin e Kosovës e pret një padi në gjykatë. Gjykata e tenderëve e ka udhëzuar kompaninë “Astraplan” për padi ndaj PTK-së, në një tender për renovimin e objekteve të kësaj ndërmarrjeje.
Përveç gjobës, OSHP-ja kërkoi të ndëshkohen edhe zyrtarët përgjegjës në PTK, pasi qëllimisht kishin zvarritur aktivitetin e prokurimit “Renovimi i objekteve të PTK në regjionin e Ferizajt, Prizrenit dhe Prishtinës”.
Fillimisht ka qenë operatori ekonomik “Astraplan” që ka bërë kërkesë në OSHP, ku kërkon që Organi Shqyrtues i Prokurimit ka pranuar kërkesën e operatorit ekonomik “ASTRAPLAN”, ku kërkon që të urdhërohet Autoritetit Kontraktues që të zbatojë vendimin e OSHP-së lidhur me këtë tender.
“Si dhe të gjobitet Autoriteti Kontraktues dhe zyrtarët përgjegjës në PTK sh.a. të cilët me qëllime të caktuara e kanë zvarritur procedurën e këtij aktiviteti”, ka qenë kërkesa e kompanisë drejtuar OSHP-së.