Paderborn kërkon 1 milion euro për Mehën

Mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, aktualisht pjesë e Paderborn-it në Bundesligë, i skadon kontrata me klubit gjerman në fund të sezonit.
Alban Meha mund të ndryshojë skuadër gjatë merkartos së janarit. Mesfushorit të Kombëtares Shqiptare, aktualisht pjesë e Paderborn-it në Bundesligë, i skadon kontrata me klubit gjerman në fund të sezonit, dhe në mungesë të rinovimit, pritet të transferohet në një tjetër skuadër të Bundesliga-s.
Pederborn-i nuk ka ndërmend t’ia plotësojë kushtet në kontratë 28-vjeçarit, ndaj e sheh si opsionin më të mirë të mundshëm shitjen e futbollistit, duke i vënë një çmim prej 1 milionë eurosh kartonit të tij. Meha, i cili ka luajtur 8 ndeshje dhe ka shënuar dy gola në këtë sezon të Bundesliga-s, ka vuajtur nga dëmtimet që kanë kushtëzur edhe minutazhin e tij në fushën e blertë, por tashmë që ndihet në formë maksimale kërkon nga drejtuesit e Paderborn-it aktivizimin e rregullt në mënyrë që të rinovojë kontratën, ku kërkon edhe një klauzolë largimi në rast se Paderborn-i bie nga kategoria, transmeton Supersport.
Kushtet e vëna nga Meha e kanë detyruar skuadrën e sapongjitur në Bundesligë ta nxjerrë në merkato futbollistin, për të mos e humbur në verë me parametër zero. Alban Meha është pjesë e Paderborn-it që nga viti 2011, duke shënuar në total 25 gola në Bundesligën e parë dhe të dytë. Me përfaqësuesen shqiptare ka shënuar 2 gola në 6 ndeshje që nga viti 2012.