Fundamenti

Pacolli:Trepça u kthehet minatorëve

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Trepça nuk privatizohet, nuk jepet me koncesion, por u kthehet minatorëve dhe të gjitha gjeneratave të Kosovës. Kështu ka thënë zëvendëskryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli, të martën gjatë qëndrimit në Mitrovicë. Bashkë me ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli dhe atë të Ambientit, Dardan Gashi, ai ka vizituar ndërmarrjen publike Trepça në Stan Tërg.

“Investimet e para që do të ndodhin në Trepçë do të bëhen nga vetë financimi i kësaj kompanie tashmë publike dhe ato do të përdoren për riparimin e impianteve të flotacionit”, ka theksuar Pacolli. Sipas tij, mineralet që nxirren, pas begatimit arrijnë një koncentrat mbi 60-65 për qind me përmbajtje të metalit që qon deri te komercializmi më i theksuar për hapjen e perspektivës së Trepçës.

Mobi Casa

Pacolli ka thënë se Trepça tashmë u është kthyer atyre që e meritojnë. “Trepça, nuk privatizohet, nuk jepet me koncesion, por u kthehet minatorëve dhe të gjitha gjeneratave të Kosovës që do të trajtohet në bazë të normave të tregut globalizues të mineraleve”, ka theksuar Pacolli…(Tribuna).