RCCOLA

Pacollit mund t’i kushtojë me burg mosdenoncimi i Haraqisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Prishtinë – Zëvendëskryeministri Pacolli nuk e kishte denoncuar në Polici zëvendësministrin Haraqija, për të cilin ka thënë t’ia ketë kërkuar 3.6 milionë euro që hoteli “Grand” të mos merrej nën administrimin e AKP-së.

Moslajmërimi përbën vepër penale, të dënueshme deri në tre vjet burgim. Për rastin nuk kanë folur as në Qeveri dhe as në Prokurorinë e Shtetit. As Pacolli nuk e ka treguar arsyen e mosdenoncimit.

Zyrtarët qeveritarë janë treguar memecë të premten, kur iu është kërkuar të tregojnë nëse kanë qenë në dijeni për kërkim ryshfeti ndërmjet zyrtarëve të lartë të këtij institucioni. Nuk kanë treguar as për ndonjë masë që do të mund të ndërmerrej ndaj tyre.

KKVITI

Një prokuror, i cili ka folur në kushte anonimiteti, i ka thënë Kohës Ditore se Pacolli vetë ka kryer vepër penale dhe se për këtë vepër parashihet dënime burg deri në tre vjet.

Kur kanë filluar denoncimet e Pacollit nëpër media për kërkim ryshfeti, cili zyrtar i lartë i Kosovës i ka kërkuar atij 700 000 marka gjermane, çka thonë në Prokurorinë e Shtetit, çka në Agjencinë Kundër Korrupsion e detaje të tjera lidhur me këtë temë mund t’i lexoni në numrin e sotëm të gazetës.