ARKATANA

Pacolli: Zhbërja e Speciales, fatale për Kosovën

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministër i Punëve të Jashtme, Behgjet Pacolli, raportoi dje para Komisionit për Punë të Jashtme, me ç’rast bëri të ditur se delegacioni i MPJ-së është duke punuar intensivisht drejt njohjeve të reja për Kosovën, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Ai me këtë rast tha se është rikthyer njohja e tërhequr nga shteti i Guinea Bissau. Ndërkohë, përderisa njoftoi se është duke u punuar që të kthehet edhe njohja e Surinamit, Pacolli deklaroi se Egjipti nuk ka ndërruar qëndrim rreth Kosovës (nuk e ka tërhequr njohjen, ashtu siç është raportuar).

Gjatë raportimit para Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme, Diasporë dhe Investime Strategjike i pari i diplomacisë kosovare tha se Serbia është duke bërë lobim të fuqishëm në dëm të Kosovës.

“Kanë paraparë një buxhet 300-milionësh, kanë angazhuar mbi 20 ekspertë në lëmin e diplomacisë që t’i vizitojnë shtetet, qoftë për tërheqje të njohjeve, qoftë për mosnjohje të Kosovës”, u shpreh ai.

FIDANISHTJA

Mirëpo, pavarësisht kësaj, Pacolli tha se Kosova ka marrë masat e nevojshme dhe ia ka dalë që ta rikthejë njohjen e humbur, që erdhi pas lobimit të Serbisë.

“Serbia pati një sukses relativ, u tërhoq njohja nga Guinea Bissau, mirëpo për këtë tërheqje nuk dinte presidenca e tyre. Ne morëm masa, u takuam me eksponentët e tyre në Paris, filluam një fushatë diplomatike dhe shkuam deri aty që Guinea Bissau përmes notës verbale e njeh përsëri Kosovën, kjo notë verbale i është dërguar edhe Serbisë”, theksoi ai, shkruan tutje “Zëri”.

Pacolli foli edhe rreth situatës aktuale politike në vend, me ç’rast konsideroi se zvarritja që po i bëhet ratifikimit të Demarkacionit dhe iniciativa për zhbërjen e Gjykatës Speciale rrezikojnë tejet shumë të ardhmen e Kosovës.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.