Eko Higjiena

Pacolli: Zgjedhjet nacionale deri në qershor të 2014-ës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Fitoren e kandidatëve të AKR-së në komunën e Mitrovicës dhe të Gjakovës, presidenti i kësaj partie, Behgjet Pacolli e ka cilësuar si të vonuar, “por që u arrit”. Ai sugjeron që diku kah qershori i vitit 2014 të mbahen zgjedhjet nacionale.

Presidenti i Alenacës për Ardhmërinë e Kosovës, Behgjet Pacolli, në një prononcim për Telegrafin vlerëson se fitorja e AKR-së do të duhej të ndodhte më herët.

“E drejta vonohet, por dikur vjen. Për këtë fitore u jam mirënjohës qytetarëve të këtyre dy komunave”, ka thënë Pacolli, për Telegrafin.

“Premtojmë se do të angazhohemi për zhvillimin ekonomik dhe ngritjen e mirëqenies së qytetarëve në këto dy qendra. Nëse dikush ka vullnet, këmbëngulësi dhe dëshirë për të ndryshuar diçka, kudo qoftë ai, atëherë ndryshimi do të ndodhë. Kandidatët e AKR-së në Mitrovicë dhe Gjakovë e kanë dëshirën për t’i realizuar premtimet, të cilat i kanë dhënë. Synimi i AKR-së është përmirësimi cilësor i jetës së qytetarëve”, tha ai.

Fundamenti

Presidenti i AKR-së ka theksuar se tashmë do të hapet një perspektivë e re për investime në Mitrovicë dhe Gjakovë.

“Do të bëjmë hapjen e zonave ekonomike, të cilat do të jenë profitabile; do të ketë prurje të investitorëve. Ne, si AKR, prej vitit 2007 jemi përpjekur që ta realizojmë platformën tonë, por nuk kemi mundur, ndoshta sepse qytetarët nuk na kanë kuptuar deri tash. Sidoqoftë, ja që erdh kjo mundësi ta arsyetojmë besimin e dhënë”, thotë i pari i AKR-së, që është e edhe pjesë e pushtetit aktual në nivel qendror.

Duke folur për zgjedhjet nacionale, Pacolli ka thënë se AKR është e interesuar që mbajtja e zgjedhjeve nacionale të mos vonohet, por që ato të mbahen pasi të zgjidhet problemi i reformës zgjedhore.

“Politika duhet të ketë zgjidhje për këtë problem, para Vitit të Ri, e që pas gjashtë muajve, diku kah qershori, të mbahen zgjedhjet nacionale, ashtu siç e parasheh edhe ligji. Pa reformë nuk guxojmë të shkojmë në zgjedhje”, i ka thënë Pacolli, Telegrafit. (B.D.) /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.