Fundamenti

Pacolli viziton Thaçin në Hagë: Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë të marrë fund sa më shpejt

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetari i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli ka vizituar ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, i cili po mbahet në paraburgim në Hagë.

Pacolli ka deklaruar që shpreson se ky proces i pakuptimtë ndaj tij, të marrë fund sa më shpejt, transmeton Telegrafi.

“Dje vizitova Presidentin Hashim Thaçi në Hagë. Shpresojmë që ky proces i pakuptimtë, i cili bie ndesh me normat juridike dhe humane, të marrë fund sa më shpejt”, ka deklaruar Pacolli.

Ndryshe, ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka qëndruar të enjten në Kosovë, ku ka vizituar babanë e tij, i cili është i shtrirë në Klinikën Interne të QKUK-së.

Uji Dea

Vizita e Thaçit, e para në Kosovë që nga koha kur gjendet në paraburgim, u përcjellë me vëmendje të madhe nga mediat dhe qytetarët.

Gjykata Speciale ka bërë të ditur se vizita e Thaçit është nën mbikëqyrje dhe për arsye humanitare bindëse.

“Trupi Gjykues dhe Gjykatësja e Procedurës Paraprake kanë udhëzuar Zyrën Administrative që të menaxhojë një vizitë nën mbikqyrje në Kosovë të Hashim Thaçit për ta takuar babain e tij. Gjatë kësaj vizite nën mbikëqyrje, i akuzuari mbetet në paraburgim të Dhomave të Specializuara”, thuhet në njoftimin e Speciales.

Hashim Thaçi, i cili është në paraburgim nga vitit 2020, nën akuza për krime lufte e krime kundër njerëzimit, kishte qëndruar në Kosovë në maj dhe në shtator të vitit 2023, kur pikërisht për arsye shëndetësore të prindërve të tij, i ishin lejuar vizitat./Telegrafi/